Rusia akuzon anijen britanike për provokim, publikon pamjet

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 16:34 | Bota
Rusia akuzon anijen britanike për provokim, publikon pamjet

Rusia vijon me akuzat ndaj Mbretërisë së Bashkuar për incidentin në Detin e Zi. Kremlini e konsideroi sjelljen e luftanijes britanike, një provokim të papranueshëm dhe paralajmëroi me kundërpërgjigje të ashpër ndaj çdo zhvillimi të tillë në të ardhmen.

Zëdhënësi, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e shqetësuar nga veprimet e luftanijes britanike në brigjet e Krimesë së aneksuar. Moska pretendon se ka qëlluar me armë dhe bomba paralajmëruese, duke bërë që mjeti lundures i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar të largohej nga zona. Për këtë, Rusia publikoi dhe disa pamje filmike.

Por Britania mohon që të ketë ndodhur një incident në Detin e Zi, teksa të shtënat dhe bombat ruse i konsideroi jo shqetësuese dhe pjesë të një stërvitje ushtarake të Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos