Shpikësi i teknologjisë mRNA, mosbesues për vaksinat te të rinjtë: Nuk mendoj se përfitimet janë më të mëdha se rreziqet

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 16:26 | Bota
Shpikësi i teknologjisë mRNA, mosbesues për vaksinat te të

Shpikësi i vaksinave me ARN mesazhere, ose mRNA, tha se qeveria amerikane nuk po tregohet transparente rreth rreziqeve të vaksinave të Covid-19, pasi YouTube u fshiu një video ku ai diskutonte rreziqet e vaksinimit të të rinjve dhe adoleshentëve.

Dr. Robert Malone, i cili ka shpikur teknologjinë mRNA, e cila përdoret sot në disa prej vaksinave kundër koronavirusit, si Pfizer apo Moderna, tha në një emision në “Fox News” se nuk ka mjaftueshëm të dhëna për rreziqet e këtyre grupmoshave dhe ai beson se nuk duhet të vaksinohen.

“Nuk mendoj se përfitimet janë më të mëdha se rreziqet”, tha Malone, duke iu referuar të rinjve të grupmoshës 18-22 vjeç. “Por fatkeqësisht nuk po bëhet një analizë rreziqe-përfitime. Shqetësimi im është se, unë e di që rreziqet janë të pranishme, por ne nuk kemi akses te të dhënat. Prandaj unë jam i mendimit që njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin nëse e duan vaksinën ose jo, sidomos këto vaksina eksperimentale. Ka shumë gjasa që raporti rreziqe-përfitime të mos e justifikojë vaksinimin e të rinjve”.

Malone foli në të njëjtën ditë kur CDC, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se ka gjasa të ketë një lidhje mes rasteve të rralla të inflamacionit të zemrës te adoleshentët dhe të rinjtë, me vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Këto vaksina përdorin teknologjinë mRNA, ndërsa ajo Johnson & Johnson, ruse, dhe kineze përdorin mënyrën tradicionale, ose virusin e dobësuar, për të shkaktuar reagimin e antitrupave.

Malone thotë në faqen e tij në internet se e ka shpikur terapinë me ARN mesazhere në vitin 1988. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos