Dhuna ndaj lojtarëve të rinj, Duka: E papranueshme

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 16:01 | Futboll
Dhuna ndaj lojtarëve të rinj, Duka: E papranueshme

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tha se është e papranueshme mënyra se si një trajner futbolli godiste lojtarët e rinj pasi kishin humbur një ndeshje. Video e publikuar vetëm së fundmi në rrjetet sociale, i përkiste vitit 2016, ku trajneri i atëhershëm i Laçit U-17, Ndue Tarazhi, godiste lojtarët e tij ndërsa i fajësonte për një humbje.

“Nëse është e vërtetë është e papranueshme”, tha Duka. “Sigurisht që ka pasur metoda të tilla “spartane” apo të dhunshme, por në kohën e sotme është e papranueshme. Ka mënyra të tjera për t’i dhënë grintë futbollistëve. Mënyra të tilla për të edukuar apo për të motivuar janë të papranueshme, të ndaluara absolutisht po, por edhe të papranueshme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/30/trajneri-shpulla-dhe-ofendime-futbollisteve-te-rinj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos