Digjen makinat e një gjyqtari në Elbasan

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 21:26 | Kronikë

Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në qytetin e Elbasanit ndërsa ishin të parkuara në zonën pranë stadiumit të qytetit.

Burimet bëjnë me dije se makinat e djegura i përkasin gjyqtarit Arben Vrioni, i cili më parë ka qenë kryetari i Gjykatës së Elbasanit. Dyshohet se zjarri në mjete të ketë qenë i qëllimshëm.

Patrulla e policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në makina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos