Dronët bëjnë “kërdinë”, ndëshkohen me 10 mijë lekë mbi 600 qytetarë

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 12:54 | Kronikë
Dronët bëjnë “kërdinë”, ndëshkohen me

Janë të shumtë personat që vijojnë të shkelin masat e marra nga qeveria për të luftuar koronavirusin. Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 629 qytetarë, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. 

Policia është duke përdorur ditët e fundit edhe dronët për të ndërgjegjësuar dhe për të evidentuar qytetarët që janë në shkelje të rregullave dhe përdorimi i tyre e ka rritur ndjeshëm kapjen e shkelësve të masave.

Janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 5 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Po ashtu, janë ndëshkuar edhe disa drejtues mjetesh që janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të alkoolizuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos