Dyshohet për lidhje me trafikimin e 2,5 ton kanabis në Itali, arrestohet në Vlorë

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 14:58 | Kronikë
Dyshohet për lidhje me trafikimin e 2,5 ton kanabis në Itali,

Policia e Vlorës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet të ketë lidhje në transportin e një sasie të konsiderueshme kanabisi në drejtim të Italisë.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet A. C., 24 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Në njoftimin e policisë thuhet se, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos