Digjen mbeturinat në Kukës, tymi toksik mbulon një zonë të gjerë prej disa kilometrash

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 11:17 | Aktualitet

Tymi ka mbuluar qytetin e Kukësit këtë të shtunë, si pasojë e djegies së gomave në vendgrumbullimin e mbeturinave inerte.

Zjarri ka shkaktuar edhe ndotjen e ajrit pasi tymi është përhapur disa km larg vatrës ndërsa hërbimi zjarrëfikës i Bashkisë po bën shuarjen e flakëve.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë vendgrumbullim iu vihet flaka mbeturinave urbane dhe gomave.

Vendgrumbullimi ndodhet disa metra larg qytetit dhe para varrezave publike të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos