Digjet banesa te Shkëmbi i Kavajës, dëme të mëdha materiale

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 10:20 | Kronikë
Digjet banesa te Shkëmbi i Kavajës, dëme të mëdha

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në katin e tretë të një pallati dhe në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka pasur njeri brenda.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që dëmet në banesë janë shumë të mëdha.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos