Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, shpallen në kërkim edhe 2 persona të tjerë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2021, 13:44 | Kronikë
Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, shpallen në kërkim

Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Tiranë, ku si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur dy vetë.

Policia tha se ka shpallur në kërkim një 22 dhe një 25-vjeçar, me inicialet Nj.K. dhe B.P., të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes, A.I., i cili është gjithashtu në kërkim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi A. I(Gj).

Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Todi Shkurti” ku pas një konflikti të çastit mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para mësohet se mes personave ka pasur një konflikt verbal në fillim për shkak të gërvishtjes së makinave që ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos