
Dy vajza të mitura janë shpëtuar sot nga mbytja në plazhin tejet të populluar të Golemit.
Bëhet fjalë, sipas burimeve të policisë të dy vajzave banuese në Elbasan, 10 dhe 17 vjeçe, të cilat u ndodhen në vështirësi në ujë, dhe që shpëtuan edhe falë bashkëpunimit të disa pushuesve të tjerë.
Vajzat ndodhen tashmë jashtë rrezikut për jetën, por në kontroll nën mbikëqyrjen e mjekëve, në spitalin e Durrësit. (A2 Televizion)