
Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person në zonën e Hamallajt.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës shtetasin S. G., 19 vjeç.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit, i cili u largua nga vendngjarja. (A2 Televizion)