





Një furgon për transport udhëtarësh në Korçë, është djegur tërësisht nga flakët, gjatë orëve të natës.
Policia tha se mjeti është djegur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, Korçë. Ai qëndronte i parkuar në rrugë, në afërsi të banesës së pronarit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Pronari i mjetit, Renato Torollari, ka deklaruar në polici që nuk ka konflikte me njeri dhe nuk është as person me precedentë penalë. (A2 Televizion)