Zjarr në një magazinë në “Qytetin Studenti”

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 17:58 | Kronikë

Një magazinë me rroba është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në “Qytetin Studenti” në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos