
Katër makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kavajë-Durrës.
Policia bën të ditur se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë - Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)