Pas golit të parë, Hysaj synon edhe rinovimin me Napolin

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 12:38 | Futboll
Pas golit të parë, Hysaj synon edhe rinovimin me Napolin

Para se Gattuso të merrte drejtimin e Napolit, Hysaj ishte një nga lojtarët që ishin në pritje të hapjes së merkatos për t’u larguar nga skuadra. Por tashmë situata ka ndryshuar tërësisht për mbrojtësin shqiptar.

Gazeta italiane “Il Mattino” ka shkruar së fundmi se Hysaj është i lumtur me Gattuso-n si trajner dhe tashmë kërkon të vazhdojë karrierën e tij me këtë klub.

Kontrata e Hysajt me Napolin skadon në verën e vitit 2021 dhe ende nuk ka detaje nga rinovimi edhe pse tashmë ai duket se është në horizont për shkodranin.

Pas më shumë se 150 ndeshjeve, Hysaj realizoi edhe golin e parë me skuadrën e Napolit në fitoren ndaj Sassuolos fundjavën e kaluar, duke treguar një formë të shkëlqyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos