Nëse Paris Saint Germain kishte shpresa për të fituar trofeun e Champions League, ose të paktën të arrinte në finalen e Lisbonës, sot francezët e shohin më larg këtë objektiv, pas lajmit të dëmtimit të yllit të ekipit, Kylian Mbappe.
Sulmuesi pësoi një ndrydhje pas një ndërhyrje të rëndë në finalen e Kupës së Francës, që PSG fitoi kundër Saint Etienne.

Sipas njoftimit të vetë ekipit, Mbappe ka pësuar një ndrydhje të kaviljes me interesimin e ligamenteve. Kohëzgjatja e rikuperimit, në këto raste, i kalon tri javët.
Një kohë kjo e pamjaftueshme që kampioni i botës të paraqitet kundër italianëve të Atalantës në çerekfinalet e turneut që do të luhet në Portugali pas 16 ditësh, madje prania e tij mbetet në dyshim edhe në rast kualifikimi. (A2 Televizion)