
Edhe pse ka vuajtur në ndeshjet e fundit, duke koleksionuar një sërë rezultatesh negative, Lazio nuk e ka pasur aspak të vështirë të fitojë në fushën e Verona-s, madje me rezultatin e thellë 1-5.
Pa Kumbullën në mbrojtje, për shkak të një lëndimi në krah, skuadra e Juric ishte e pafuqishme ndaj Lazio-s, e cila dukej e vendosur të nxirrte golashënues Immobilen, i cili realizoi 3 herë në këtë takim, duke shkuar tashmë në kuotën e 34 golave, 4 më shumë se Ronaldo.
Ndërkohë, edhe Roma vijon të fitojë, duke mposhtur këtë të diel 2-1 Fiorentinën. Me këtë rezultat, kryeqytetasit hipotekojnë vendin e pestë në renditje që të çon në grupet e Europa League. (A2 Televizion)