Diplomatja amerikane viziton sot Kosovën, më pas në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 11:07 | Kosova
Diplomatja amerikane viziton sot Kosovën, më pas në Shqipëri

Ndihmëssekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried nis nga Kosova vizitën e saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e Donfried vjen pas asaj të tre senatorëve amerikanë. Ajo pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfried nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin e afganëve dhe ukrainasve, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos