Bayern Munich për vitin e kaluar, Real Madridi në historinë e futbollit, dhe Cristiano Ronaldo që "eklipson" Leo Messin. Ky ishte verdikti i Globe Soccer Award 2020, që i shpërndanë në Dubai. Këtë vit, përtej më të mirëve të sezonit, u shpërndanë edhe çmime “definitive”, si ato të shekullit.
Cristiano Ronaldo"eklipsoi" Leo Messin Globe Soccer Award 2020. Portugezi u cilësua "lojtari i shekullit" Cristiano Ronaldo, i pranishëm në Dubai me të fejuarën Georgina Rodriguez Edhe agjenti i tij, portugezi Jorge Mendes, u vlerësua si “menaxheri i shekullit” Real Madrid mori çmimin më prestigjioz, atë të ”ekipit të shekullit” Pep Guardiola, "trajneri i shekullit" Bayern Munich dominoi klasifikimin e vitit pothuajse në çdo kategori, fillimisht si "ekipi i shekullit" Bomberi polak i gjermanëve, Robert Lewandowski, “lojtari i vitit” Hans-Dieter Flick i Bayern Munich, "trajner i vitit"
Bayerni dominoi klasifikimin e vitit pothuajse në çdo kategori. Ekipi bavarez, fitues i edicionit të fundit të Champions League, u cilësua si “ekipi i vitit”, trajneri i tij Hans-Dieter Flick si trajner i vitit dhe bomberi polak i gjermanëve, Robert Lewandowski, si “lojtari i vitit”.
Në çmimet e shekullit, beteja ishte mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku madrilenët morën çmimin më prestigjioz, atë të "ekipit të shekullit", ndërkohë që Cristiano Ronaldo, i pranishëm në Dubai me të fejuarën Georgina Rodriguez, mori atë të "lojtarit të shekullit". Edhe agjenti i tij, portugezi Jorge Mendes, u vlerësua si “menaxheri i shekullit”.
Barca u ngushëllua, por vetëm pjesërisht, me titullin e dhënë Pep Guardioles si trajner i shekullit, ku fitoret më të mëdha u arritën pikërisht me blaugranat. (A2 Televizion)