Vllaznia ka fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin e thellë 5-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”. Me 3 pikët e radhës, shkodranët e shohin veten me 25 pikë dhe të shkëputur përkohësisht 8 pikë nga Kukësi ndjekës.
Demir Imeri kaloi në avantazh Vllazninë pas 37 sekondash lojë, ndërsa Ardit Hoxhaj shënoi plot 4 gola (35’, 42’, 53’ dhe 60’) për kuqeblutë.
Vllaznia ka fituar ndaj Skënderbeut me rezultatin e thellë 5-1 Demir Imeri kaloi në avantazh Vllazninë pas 37 sekondash lojë, ndërsa Ardit Hoxhaj shënoi plot 4 gola Golin e vetëm për korçarët e shënoi Mensah Shkodranët e shohin veten me 25 pikë dhe të shkëputur përkohësisht 8 pikë nga Kukësi Trajneri i Vllazninsë, Thomas Brdaric Nga ndeshja Trajneri i Skenderbeut, Julian Ahmataj
Golin e vetëm për korçarët e shënoi Mensah.
Ndërkohë, Kastrioti mundi me rezultatin e ngushtë 1-0 Laçin, me një gol të Indrit Prodanit, ndërsa Bylis fitoi ndaj Apolonisë 3-1. (A2 Televizion)