
Shkolla speciale 9-vjeçare “3 Dhjetori” rezervoi një aktivitet të veçantë për nxënësit e saj në kuadër të Ditës Botërore të personave me aftësi ndryshe.
Vegla muzikore që janë luajtur nga vetë nxënësit e kësaj shkolle, recitime dhe këngë, ishin pjesë të një programi të veçantë, të organizuar nga shkolla, e cila në këtë mënyrë tregon se këta fëmijë me punë dhe përkushtim integrohen në shoqëri.
Por për post arritjeve, drejtoresha e shkollës apelon institucionet shtetërore dhe ato lokale që të kushtojnë një vëmendje të veçantë nxënësve, që pas ciklit 9-vjeçar të shkollës speciale dhe që nuk janë riaftësuar, të mos braktisen.
Aktivitet të tilla apelohet të bëhen më të shpeshta, në mënyrë që edhe vetë fëmijët me aftësi ndryshe të ndjejnë që janë vërtetë të barabartë me të tjerët. (A2 Televizion)