Dita e Liqenit, Pogradeci, Ohri dhe Struga me halle të ndryshme

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 17:19 | Aktualitet
Dita e Liqenit, Pogradeci, Ohri dhe Struga me halle të ndryshme

Dita e liqenit të Ohrit ka mbledhur sërish bashkë kryetarët e bashkive të Pogradecit, Ohrit dhe Strugës, në një takim, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë vendimmarrja e hapave të përbashkët për të zhvilluar jo vetëm turizmin përreth pellgut liqenor, por dhe mbrojtjen e këtij liqeni sipas kushteve të UNESCO-s.

Por, mesa duekt në këtë takim të tre kryetarëve të bashkive kishin prioritete të ndryshme. Kryetari i Bashkisë së Strugës nuk e fshehu faktin që Struga është lënë në harresë sa i takon investimeve infrastrukturore.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Ohrit kishte prioritet prishjen e ndërtimeve pa leje përreth bregut të liqenit dhe unifikimin e modelit të ndërtimeve sipas një plani rregullues të miratuar nga UNESCO.

Sakaq, kryetari i bashkisë së Pogradecit kërkoi në këtë takim që të vihet në funksion të turizmit linja liqenore Pogradec-Ohër-Strugë, edhe si destinacion turistik.

Gjatë 30 viteve të fundit, të treja bashkitë kanë pasur takime të shpeshta, por në realitet ka munguar bashkëpunimi konkret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos