
Lumturia është një prej shumë pensionistëve që nuk heq dorë nga puna. Prej 27 vitesh ajo vazhdon të punojë si shitëse. Paratë që merr nga pensioni nuk i dalin, ndaj detyrohet që çdo mëngjes të çohet herët për të nxjerr fruta-perime në treg.
“Nuk më del pensioni, dalim punojmë së ta kemi mundësi. Është jetesa e shtrenjtë.”, shprehet ajo.
Në të njejtat kushte thonë se janë edhe pensionistët e tjerë. Kujdesi për shëndetin në këtë moshë është i kushtueshëm, ndaj përpiqen çdo ditë e më shumë.
Vështirësi për t’u mbështetur kanë edhe të fëmijët, ndaj e kanë të pamundur të jetojnë vetëm me pension. Thonë se do të punojnë sa të kenë jetën, duke parë gjendjen e vështirë ekonomike të vit pas viti.
Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po në tremujorin e parë të vitit 2021 forca e punës në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi një rënie me 7.7% më pak. (A2 Televizion)