
Pas humbjes 2-0 ndaj Watford-it që mbante vendin e fundit në Premier League, Manchester United është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur 4-1 Newcastle.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në “Old Trafford”, por “Djajtë” reaguan menjëherë duke shënuar 3 herë brenda pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Solskjaer gjetën edhe një herë rrjetën me Martial, i cili vulosi rezultatin në 4-1.
Me këto tre pikë, Manchester United ngjitet në vendin e shtatë në renditje, vetëm 4 pikë nga zona Champions. (A2 Televizion)