
Tottenham-i i Mourinho-s është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur 2-1 Brighton, edhe pse ishte në disavantazh të një goli në pjesën e parë.
Të besuarit e trajnerit portugez arritën të kthejnë rezultatin me gola të Kane dhe Delle Alli. Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 3 më pak se Chelsea, që në ndeshjen e kësaj të enjteje u mposht 0-2 nga Southampton.
Sërish, Arsenali nuk arriti të merrte pikët e plota në Premier, duke u ndalur në një barazim 1-1 në fushën e Bournemouth.
Për vendasit shënoi në pjesën e parë Gosling, ndërsa për “topçinjtë” barazoi Aubameyang. (A2 Televizion)