
Jemi në ditët e fundit të mbylljes së një dekade, e cila do të mbahet mend gjatë për rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por lojtari i palodhuri i kësaj dekade është një tjetër dhe luan aktualisht në Serie A.
“Opta” ka publikuar të dhëna që prej vitit 2010 dhe José Callejón është në krye të listës së lojtarëve që kanë luajtur më shumë ndeshje në këtë dekadë.
Spanjolli, i cili në fillim të 2010 ishte pjesë e Espanyol e më pas edhe e Realit e ndërsa tashmë prej 6 sezonesh është pjesë e Napolit, është aktivizuar në plotë 351 ndeshje.
Vendi i dytë mbahet nga belgu Eden Hazard me 348 ndeshje, ndërsa me 5 ndeshje më pak është Messi i cili renditet i treti në këtë listë. (A2 Televizion)