
Ndërsa ligat kryesore të Evropës ndalen për festat e fundvitit dhe futbollistët zgjedhin vendet tropikale për të pushuar, kampionati anglez zbret në fushë menjëherë pas Krishtlindjes, në atë që quhet “Boxing Day”.
Premier League luan sot javën e 19, ndërsa e gjithë vëmendja është supersfida Leicester-Liverpool, dueli mes dy vendeve të para në tabelë.
Liverpool do të vriste përfundimisht kampionatin me një sukses mbrëmjen e sotme, ndërsa distanca nga vendi i dytë do të shkonte në 13 pikë.
Leicester ndërkohë ka shansin e artë për të rihapur garën, atje ku me një fitore do të gëzohej edhe Manchester City që nuk dorëzohet në betejën për titullin.
Sfida të tjera që spikasin janë Chelsea-Southampton, Manchester United-Newcastle dhe Tottenham-Brighton. (A2 Televizion)