
Të gjithë e mbajnë mend atë gol të anuluar të Muntarit në ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit, edhe pse ka ndodhur 7 vite më parë.
Një episod i ngjashëm është përsëritur edhe këtë të enjte në Serie B në Itali, në ndeshjen mes Cosenza-s dhe Empolit.
Vendasit ishin duke udhëhequr 1-0 deri në minutën e 83, kur Ricci lëshon një goditje, topi përplaset në traversë dhe kërcen përtej vijës, dukshëm, e më pas del nga porti. Megjithatë, arbitri Pezzuto nuk shesh asgjë dhe nuk u ndihmua as nga asistentët e tij, duke vijuar lojën.
“Goal-Line Technology” ende nuk aplikohet në Serie B, e cila ka eliminuar këto probleme në ligat kryesore ku aplikohet. (A2 Televizion)