Djegia e tre makinave në Vlorë, momenti kur autori u vë flakën, rrezikon të digjet vetë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 11:54 | Kronikë
Djegia e tre makinave në Vlorë, momenti kur autori u vë

Kamerat e sigurisë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës kanë fiksuar momentin kur një person i vë flakën automjeteve në pronësi të shtetasit Nerizan Hoxha, gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:48, kur autori i dyshuar, i cili mban një kapele në kokë për të fshehur fytyrën, afrohet pranë makinave të parkuara dhe përdor një bidon me benzinë për t’i vënë atyre flakën.

Flakët shkrumbuan 3 automjete, një “Volkswagen Golf” dhe dy makina “Ford”, njëra prej të cilave në pronësi të Petref Nezhës.

Sakaq, në video shihet se autori në momentin që u vë flakën automjeteve, ka rrezikuar të digjet edhe vetë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/18/vlore-digjen-tre-automjete-ne-lagjen-pavaresia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos