Po luante me bashkëmoshatarët, 11-vjeçarin e zë korrenti në Tiranë, niset me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 19:28 | Kronikë
Po luante me bashkëmoshatarët, 11-vjeçarin e zë korrenti

Një fëmijë 11-vjeçar është plagosur rëndë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa po luante pranë një qendre shëndetësore në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Si pasojë e plagëve të marra, 11-vjeçari është dërguar për marren e ndihmës mjekësore në spitalin e Pediatrisë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Tiranës

A2 CNN Livestream

Latest Videos