Trafikanti i kokainës në Itali, arrestohet në Shijak

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 09:16 | Kronikë
Trafikanti i kokainës në Itali, arrestohet në Shijak

Interpol Tirana në bashkëpunim me Policinë e Durrësit bëjnë me dije se kanë arrestuar një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në Shijak i 50-vjeçarit Rudin Koni.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 10 vite burg, për “Trafikim  të narkotikëve”.

Rudin Koni, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos