Hashash në shtëpitë me qira, kapen shqiptarët në Spanjë

Nga A2 CNN
21 Maj 2020, 17:09 | Kronikë

Një operacion antidrogë është zhvilluar në 3 qytete të Spanjës, Valencia, Castellon dhe Tarragona, ndërsa në pranga ranë 17 persona, shumica e tyre me kombësi shqiptare.

Ata akuzohen për krime kundër shëndetit publik, organizim kriminal, mashtrim të energjisë elektrike, pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit të huaj. Agjentët e policisë kanë çmontuar 6 laboratorë të prodhimit të drogës me pajisjet e nevojshme, ndërsa u sekuestruan 162 kilogramë marijuanë të përgatitur për shpërndarje në të gjithë Evropën, më shumë se 3000 bimë kanabisi dhe 9000 euro.

Drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti kriminal morën me qira shtëpi në zona të ndryshme dhe instaluan laboratorë për rritjen e marijuanës. Organizata rekrutoi njerëz, shumica prej tyre pa punë dhe pa leje qëndrimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos