Nëntë persona u arrestuan nga policia në Liverpool, pasi sfiduan masat kufizuese të qeverisë në betejën kundër koronavirusit dhe dolën për të festuar titullin.
Tifozët ishin mbledhur jashtë “Anfield” për të festuar rikthimin në fron pas 30 vjetësh, ndërkohë që ekipi brenda stadiumit ngrinte trofeun e kampionëve të Anglisë.
Shefi i policisë njoftoi se “nëntë personat u arrestuan për vjedhje, agresion, prishje të rendit dhe përdorim të substancave narkotike”.
Sipas tij, pjesa më e madhe e turmës që festonte u soll komform rregullave, me tifozët që u shpërndanë rreth orës 02:00 të mëngjesit. (A2 Televizion)