Dorëhiqet zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në Skoci, theu rregullat për koronavirusin

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 08:56 | Bota
Dorëhiqet zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në

Shefja e Shëndetit Publik Skoci, Catherine Calderwood dha dorëheqjen nga detyra pasi u bë objekt i debateve të ashpra për shkelje të rregullave që ajo kishte publikuar për qytetarët për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarja e lartë e shëndetësisë, Calderwood pranoi në një konferencë për shtyp se dy herë rrjesht kishte shkelur thirrjen për të qëndruar në shtëpi, duke shkuar në shtëpinë e saj të dytë gjatë fundjavave.

“Nuk dua që sjellja ime të rrezikojë shpërqëndrimin nga puna e madhe që qeveria dhe mjekët po bëjnë përballë pandemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye dorëhiqem nga detyra ime”, u shpreh Calderwood. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos