Drejtonte mjetin me patentë të rreme, Enis Bardhi dënohet me 4 muaj burg

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 19:42 | Futboll

Enis Bardhi, mesfushori me origjinë shqiptare që luan me Maqedoninë e Veriut, është dënuar me 4 muaj burg dhe 1920 euro gjobë për drejtim mjeti me patentë të rreme.

Futbollisti i Levantes në kampionatin spanjoll u kap nga policia në 5 prill të vitit të kaluar, shumë pranë stadiumit ku luan ndeshjet ekipi i tij.

Policët verifikuan se mesfushori po drejtonte makinën pa leje drejtimi, situatë për të cilën i akuzuari ishte “në dijeni të plotë”.

Gjithsesi, gjyqtari e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi me kushtin që ai të mos kryejë më këtë shkelje në dy vitet e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos