Sulmet ndaj shefes së ONM, reagon ashpër komisioneri Varhelyi: Reforma në drejtësi nuk ndalet nga presionet

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 19:41 | Politikë
Sulmet ndaj shefes së ONM, reagon ashpër komisioneri Varhelyi: Reforma

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka reaguar ashpër pas disa sulmeve të ndërmarra në ditët e fundit në media nga segmente të opozitës ndaj drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Calvera Ruiz, e cila gjithashtu drejton dhe misionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Tiranë.

Varhelyi deklaroi se stafi i tij në Tiranë ka mbështetjen e plotë dhe se reforma në drejtësi nuk do të ndalet në Shqipëri, pavarësisht presioneve.

“Akuzat e fundit të pabaza në media dhe rrjetet sociale janë plotësisht të pabaza. Kam besim të plotë te stafi im dhe mbështes drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Calavera Ruiz dhe ambasadorin e BE, Soreca.

Më lejoni gjithashtu të theksoj: Reforma në drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të ndryshojë apo ngadalësohet pavarësisht presioneve”, shkruan komisioneri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos