Basha takon politikanët nga Medvegja: Nuk duhet lejuar që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 21:25 | Politikë
Basha takon politikanët nga Medvegja: Nuk duhet lejuar që të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, anëtarin e Asamblesë në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihun, Alban Salihun nga Forumi Ekonomik i shqiptarëve në Serbi dhe Sami Salihun nga Asambleja e Preshevës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas Bashës, një gjë e tillë nuk duhet lejuar.

“Një vend të veçantë zuri në këtë takim procesi i fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e cila është më masive në Medvegjë, por po shtrihet me shpejtësi edhe në Preshevë dhe Bujanovc.

Kjo çështje duhet trajtuar me prioritet, sepse nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndryshojë struktura etnike e Luginës së Preshevës. Ajo çfarë po bën Serbia është spastrim i pastër etnik.

Shqipëria ka humbur një mundësi gjatë drejtimit të OSBE-së, për ta trajtuar këtë çështje tejet të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët në këtë mënyrë humbasin çdo të drejtë”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos