Drita shkëlqen në Maqedoninë e Veriut, kualifikohet edhe Shkëndija

Nga A2 CNN
17 Shtator 2020, 22:01 | Futboll
Drita shkëlqen në Maqedoninë e Veriut, kualifikohet edhe

Ishin pafat në Champions kur u eliminuan pa luajtur, për shkak se disa lojtarë u infektuan me koronavirus, por tashmë Drita e Kosovës vazhdon aventurën e saj në Europa League, atje ku ka marrë triumfin e parë ndaj Sileksit në Maqedoninë e Veriut.

Kampionët e Kosovës fituan me dy gola të shënuar në pjesën e dytë me anë të Gerbeshit dhe Limanit.

Javën e ardhshme, më 24 shtator, Drita do të udhëtojë në Poloni, atje ku do të ndeshet me skuadrën e Legias, takim i vlefshëm për fazën e tretë eliminatore të Europa League.

Më herët, u kualifikua edhe Shkëndija e Tetovës, e cila bëri mrekullinë përballë Botosanit, duke fituar në transfertë 0-1. Tashmë, skuadra e Gjokës do të ndeshet me Tottenham-in e Mourinho-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos