
Në Absolut 4 nga Blendi Salaj në A2 CNN, ku u diskutua mbi partneritetin Amerikan në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, analisti Dritan Shano u shpreh se çdo veprim i tyre është për interesat e tyre edhe pse mund të përputhet edhe me interesat tona.
Për Shanon, Italia duhet të ishte partneri më i rëndësishëm për Shqipërinë. “Në Shqipëri theksohet se partneri ynë më i rëndësishëm është Amerika. Unë do të dëshiroja të jetoja në një vend ku të thuhej hapur dhe të veprohej në funksion të kësaj gjëje, që partneri ynë më i rëndësishëm është Italia. Këto janë interesat tonë dhe kësaj duhet t’i shërbenim. Këtë e gjejmë në treg, edhe si kulturë edhe si investime e të tjera.
Dua të sjell disa parametra për të kuptuar peshën tonë. Pesha jonë është zero. Njeriu që merret në DASH me Shqipërinë, me rajonin e Europës juglindore, është një fillestar. GDP-ja e 6 vendeve të Ballkanit, është sa 3 ditë GDP e vendeve të BE. Pesha jonë është mikroskopike. Nëse ne fillojmë merremi se çfarë bën Amerika, si tenton ta njësojë ajo politikën e jashtme që të mos ketë diskordanca dhe larmi ngjarjes në një rajon kaq mikroskopik. Nëse Amerika avancon me “non grata”, me “Magnitsky Act”, ju siguroj që shteti i madh Amerikan e bën këtë gjë për interesat e veta dhe jo për interesat e mia. Këto përputhen, por nuk duhet harruar asnjëherë se çdo veprim i tyre është për interesat e tyre”, u shpreh Shano. (A2 Televizion)