Vizita e Erdogan në Tiranë, Shano: E padiskutueshme që Turqia ka interes në Shqipëri

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 21:33 | Politikë
Vizita e Erdogan në Tiranë, Shano: E padiskutueshme që Turqia ka

“Rama, si asnjë lider tjetër shqiptar, ka pasur një frekuencë të lartë vizitash në Turqi. Nëse këto vizita do të kishin qenë në Romë, diçka do të kishte ndodhur deri tani”.

Kështu u shpreh në Absolut 4 në A2 CNN analisti Dritan Shano teksa komentoi vizitën e fundit të presidentit Erdogan në Tiranë dhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi.

Edhe pse Erdogan u shpreh gjatë vizitës se ndihma është më shumë se vëllazërore dhe nuk pret të kthehet asgjë pas nga Shqipëria, Shano nuk është i këtij mendimi. Ai u shpreh se që Turqia ka interes në Shqipëri dhe kjo është e padiskutueshme.

“Çfarë duam ne në këtë marrëdhënie? Që Turqia ka interes në Shqipëri, kjo është e padiskutueshme. Ka investime në sektorë strategjikë në Shqipëri. Këto gjëra ndodhin sepse me Brukselin kemi një problem të madh, nuk na pranon, nuk na quan të ngjashëm”, u shpreh Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos