
“Kemi një rikthim të SHBA në rajon dhe po i japin një vëmendje të veçantë. Duket sikur shumë ekuilibra kanë lëvizur. Mendoj se shpesh herë i është dhënë vëmendje dhe ndërhyrjes së Rusisë. Mendoj se lëvizjet që bën Rusia, duket se e ka parë Ballkanin një moment për të barazuar atë që po ndodh në Ukrainë. Ka një reagim të madh të SHBA dhe BE për atë që ndodh në Ukrainë dhe duke gjetur këto boshllëqe”.
Kështu u shpreh në studion e Absolut 4 në A2 CNN analisti Plator Nesturi teksa foli për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.
Ndërkohë, gazetari Pandi Gjata theksoi se SHBA është e lodhur me politikanët shqiptarë.
“Ballkani dhe presidenti Biden e ka quajtur si agjendën kryesore të tij luftimin e korrupsionit në Ballkan. Kemi Milorad Dodik të shpallur së fundmi “non grata”. E shoh një rikthim vëmendje dhe lodhje me politikanët dhe ndoshta ka ardhur koha për t’u ndëshkuar ata që duhen ndëshkuar”, u shpreh Gjata. (A2 Televizion)