Dronët amerikanë bombardojnë shpellat e ISIS

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 21:11 | Bota

Ushtria amerikane njofton se në ditët e fundit ka sulmuar me avionë pa pilotë 4 baza të ISIS në Irak ku si pasojë janë vrarë 9 xhihadistët të grupimit ekstremist që ishin në kërkim prej kohësh për aktet e tyre të dhunshme.

Objektivi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i disa bazave të ISIS që ndodheshin në zonat rurale të Irakut, madje dhe shpella, brenda së cilave fshihen xhihadistët.

ISIS e humbi kontrollin e territorit në Irak në mars të vitit 2019 dhe që nga ajo kohë shumë luftëtarë besnikë fshihen në zonën kufitare më Sirinë, nga ku organizojnë dhe sulme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos