Tubimi i parë elektoral, pas emergjencës koronavirus rezultoi një dështim për presidentin amerikan Donald Trump.
Në Tulsa të Oklahomës, presidenti republikan u përball me një pjesëmarrje të ulët të mbështetësve dhe kjo si pasojë e një rrengu të përdoruesve të rrjetit social “Tik Tok”. Të rinjtë u regjistruan online duke prenotuar mijëra bileta, me qëllimin për t'i lënë karriget bosh.
Megjithatë, ekipi i fushatës së Trump nuk pranon që pjesëmarrja e ulët të ketë lidhje me adoleshentët e “Tik Tok” dhe këmbëngul se hyrja për në event u bllokua nga mbështetësit e shumtë. Sipas organizatorëve të tubimit elektoral, më shumë se 1 milion persona kishin rezervuar bileta për të qenë të pranishëm.
Mediat amerikane raportojnë se ideja për sabotimin e aktivitetit u hodh nga një mësuese 51-vjeçare disa ditë më parë. Por duket se organizatorët e eventit nuk e morën seriozisht thirrjen e mësueses në “Tik Tok”. (A2 Televizion)