Pandemia në Francë, deri në 15 vjeç rikthehen në shkolla

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 17:21 | Bota
Pandemia në Francë, deri në 15 vjeç rikthehen në

Të gjithë fëmijët nën moshën 15-vjeçare u rikthyen në bankat e shkollës në Francë, pas 3 muajsh mësim nga shtëpia. Deri më tani, vetëm disa nxënës ishin lejuar të riktheheshin në shkollë vullnetarisht.

Ministri i Arsimit tha se izolimi kishte pasur një ndikim shumë negativ në arsimin mbarëbotëror, por shtoi se Franca do të punonte fort për të rifituar kohën e humbur.

Franca rihapi gjithashtu kinematë, pishinat dhe qendrat e pushimit ku do të kërkohet ruajtja e distancimit social.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos