
Gjatë muajve të kaluar, Gjermania është marrë shembull për menaxhimin e rasteve me COVID-19, që rezultoi në një bilanc më pak dramatik se ai i vendeve si Italia, Franca dhe Spanja dhe Britania e Madhe.
Por vendi që mendonte që kishte hedhur pas emergjencën sanitare, u zgjua në fundjavë me statistika shqetësuese. Të premten u regjistruan rastet më të shumta në muajin e fundit, me 770 pozitivë në 24 orë, ndërkohë që indeksi R, që mat agresivitetin e virusit, është rritur nga 1.79 në 2.88 të dielën. Kjo do të thotë që çdo 100 persona të infektuar, 288 do të infektohen në ditët në vijim.
Vatrat më të mëdha të identifikuara janë ato në industritë e mëdha, ku evidentohet rasti i një impianti të përpunimit të mishit ku të paktën një mijë pjesëtarë të personelit janë infektuar nga virusi famëkeq, që ka detyruar ushtrinë gjermane të ndërtojë një strukturë të posaçme për testime në vend.
Në Gjemani bilanci deri më tani regjistron rreth 190 mijë të prekur nga COVID-19, dhe 8882 viktima. (A2 Televizion)