All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Silvio Berlusconi në gjendje kritike për jetën, zemra i funksionon mekanikisht!

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 09:57 | Bota
Silvio Berlusconi në gjendje kritike për jetën, zemra i
All - Paragraf - 1

Silvio Berlusconi, 4 herë kryeministër i Italisë është diagnostikuar me leucemi, sipas burimeve me njohuri mbi çështjen, të cituara nga “Corriere della Sera”.

86-vjeçari gjendet i shtruar në terapi intensive në spitalin San Rafaele që prej ditës së mërkurë, pasi u ankua për probleme në frymëmarrje.

All - Paragraf - 3

Mjekët bënë me dije se situata mbetet e ndërlikuar, por e qëndrueshme dhe se nata kaloi pa shumë ndryshime për ish-kryeministrin.

Siç u tha, mungesa e oksigjenit në gjak, ka vënë në stres sistemin kardiovaskular dhe një pneumoni e pashëruar e vështirëson edhe më shumë gjendjen.

Vajza e madhe e Berlusconit, Marina, vëllai i tij Paolo Berlusconi dhe partnerja e ish-kryeministrit italian Marta Fassina ndodhen në spital.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i uroi Berlusconit një shërim të shpejtë edhe nga kjo krizë shëndetësore, duke postuar në Twitter: “Forza Silvio” (guxim, Silvio).

All - Paragraf - 7

Manjati miliarder i medias ka vuajtur nga një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve të fundit, dhe doli nga spitali vetëm javën e kaluar.

Ai është pjesë e koalicionit të djathtë të kryeministres Meloni, edhe pse nuk ka rol në qeveri.    (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos