Serie A gjithmonë e më shumë amerikane, ndërron pronar ekipi i njohur

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 15:21 | Futboll
Serie A gjithmonë e më shumë amerikane, ndërron pronar ekipi

Pas Fiorentinës, Milanit dhe Romës, kampionatit italian të futbollit i shtohet një tjetër pronar amerikan. Bëhet fjalë për Kyle Krause, sipërmarrësin nga SHBA që ka blerë 90% të Parmës.

“Jam shumë i nderuar që do të përfaqësoj këto ngjyra dhe të kem një rol në historinë qindvjeçare të klubit”, deklaroi sipërmarrësi, në krye të Krause Group, që vepron në fusha të ndryshme, nga ndërtimi te turizmi.

Rreth 9% i aksioneve i mbetet sërish shoqërisë Nuovo Inizio, që përfaqëson grupin e sipërmarrësve lokalë që mbajtën gjallë ekipin fitues të kupave të ndryshëm në Itali dhe Europë, nga falimentimi i vitit 2015. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos