Arbnor Mucolli është një nga talentet më të rëndësishme të Shpresave të Alban Bushit. Mesfushorit të lindur dhe rritur në Danimarkë nuk i mjafton vetëm fanella e të rinjve, dhe sot e tregoi me një performancë të shkëlqyer me ekipin e tij, Velje.
I hyrë si zëvendësues në minutën 77, Mucollit iu deshën 7 minuta për t’i shënuar ekipit të Sonderjyske, me një gjuajtje kirurgjikale nga jashtë.
Por perla e tij do të vinte në minutën e fundit të kohës shtesë, falë një driblimi dehës pas të cilit depoziton topin në rrjetë për rezultatin final 4-1.
Një performancë mbresëlënëse veçanërisht për cilësinë e realizimit, që me siguri do t’i lërë dyert e hapura, jo vetëm në kampionatin danez, por edhe në kombëtaren e Edy Reja. (A2 Televizion)