Goditi nga mbrapa makinën ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje, në pranga 22-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 16:54 | Kronikë
Goditi nga mbrapa makinën ku humbën jetën 4 anëtarë

Policia ka vënë në pranga shtetasin I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, dyshohet se 22-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”.

Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/25/aksidenti-tragjik-ne-vlore-konfirmohen-dy-te-mitur-mes-viktimave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos