Edukimi të nisë në shkolla, aksidentet nga shpejtësia, kombinuar me drogë dhe alkool

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 15:56 | Kronikë
Edukimi të nisë në shkolla, aksidentet nga shpejtësia,

Shtimi i aksidenteve rrugore ka një emërues të përbashkët, shpejtësinë, kombinuar me përdorimin e alkoolit apo drogës, sidomos nga të rinjtë.

Ky është mendimi i Koço Simakut, ekspertit me një karrierë 40-vjeçare, i cili ka drejtuar një pjesë të madhe të komisariateve rrugore.

Cilësia e rrugëve nuk është më shkak për aksident, ndërsa ashpërsimi i Kodit Rrugor, shton korrupsionin.

Sipas Simakut, edukimi rrugor është çelësi i minimizimit të aksidenteve. Për të mbajtur situatën në kontroll, përgjatë sezonit turistik, Policia e Shtetit organizon patrulla të përbashkëta me vendet fqinje, siç ishte rasti i nënshkrimit të memorandumit me Kosovën, para pak ditësh.

Kamerat dhe radarët në rrugë apo edhe monitorimi me dronë janë të tjerë elementë shtesë. Prezenca e shtuar fizike e efektivëve në terren shihet si tension i shtuar për pushuesit, ndaj mbetet në dorë të drejtuesve të mjeteve që të ndërgjegjësohen në respektimin e rregullave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos